Stuhia e paprecedent e javës së kaluar në shtetet jugore të SHBA solli rrugë të mbuluara nga akulli, vdekje nga aksidente rrugore, tubacione të ngrirë e rrethana që shumë prej banorëve të këtyre zonave nuk i kanë parë kurrë gjatë jetës së tyre.
Miliona njerëz gjithashtu mbetën pa energji dhe ujë të pijshëm pasi temperaturat e ulëta rritën kërkesën por goditën furnizimin. Tani teksanët përballen edhe me një problem tjetër pëvec mungesës së ujit të pijshëm: mungesën e ushqimeve.
Ndërprerja disa ditore e energjisë elektrike I detyroi marketet të hidhnin mallrat e prishura, ndërsa të përfshirë nga paniku, banorët vërshuan në blerje. Moti i ftohtë goditi gjithashtu zinxhirin e furnizimit të fruta-perimeve nga Lugina e Rio Grande duke shkaktuar atë që mediat vendase e përshkuan si “Masakra e Ditës së Shën Valentinit”.
Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë për Teksasin, Sid Miller lëshoi një “alarm të kuq” për shkak të stuhisë lidhur me furnizimit e këtij shteti me ushqime, duke thënë se po përballen me një problem “ në zinxhirin e furnizimit sic nuk kemi parë kurrë deri tani, madje as për shkak të Covid 19-tës”.
Top Channel