Vllaznia barazon me Skënderbeun/ Partizani fiton me Kukësin dhe rihap garën për titull

21/02/2021 20:06

Vllaznia bëri një tjetër hap fals në kampionatin shqiptar të futbollit  në një sezon që e ka nisur si protagoniste dhe po kryeson me meritë, por po humbet pikë rrugës që mund të rezultojnë fatale për titullin. Shkodranët u ndalën këtë radhë në transfertën e Korcës ndaj Skënderbeut, duke lënë dy pikë që ndikojnë jo pak.

Skuadra e trajnerit Memelli me objektivin e mbijetesës, i kishte idetë e qarta dhe ofensiva prodhoi avantazhin e vendasve që në minutën e 8. Goditja e bukur e Dovuna coi sferën në rrjetën e kryesuesve dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në fraksionin e dytë, Vllaznia me asgjë për të humbur, provoi me të gjitha mënyrat për të përmbysur ndeshjen, pro ia doli përgjysmë, e madje dhe për këtë, pati nevojën e një penalltie. Braziliani Da Silva mori një 11 metërsh në limitin e një ore lojë dhe nga pika e bardhë Dilaver coi sfidën në 1-1 ndërsa shifrat nuk ndryshuan më. në 5 ndeshjet e fundit, Vllaznia e trajnerit Brdariç ka marrë vetëm 1 fitore.

Partizani rihapi garën për titullin kampion në futbollin shqiptar pas triumfit të vështirë por të merituar 2-1 ndaj Kukësit. Në një transfertë neutrale për të dy ekipet në impiantin Elbasan Arena, kryeqytetasit u imponuan minimalisht ndaj verilindorëve, e tani e ndjejnë kreun më pranë.

Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytin, Çinari gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të bukur fluturimthi, në një pozicion në rrëshqitje pranë pikës së penalltisë. Demiri iu afrua barazimit por traversa i mohoi Kukësit golin ndërsa në finale, sfida mori përmasa sa komike aq edhe të çuditshme. Murataj shënoi për partizanin duke mos respektuar dëmtimin e mëparshëm të Taipit por polemikat dhe kontestimet zgjatën pak. Demat e kuq rivendosën nderin në vend duke hapur portën e duke lejuar rrjetën e Kukësit me Limajn, por vetëm kaq pasi fituan 2-1 dhe tani kreu është 4 pikë larg.

Top Channel