Maqedonia e Veriut ka vendosur të blejë 100 mijë vaksina ruse kundër koronavirusit, pas vendimit të mëhershëm për të siguruar edhe 200 mijë vaksina kineze. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev njoftoi se u ka përcjelle institucioneve udhëzimet për kontraktimin e marrëveshjes së furnizimit me vaksina “Sputnik V”.
Ai shpjegoi se nga informacionet qe ka marre prej ministrit te Shëndetësisë Venko Filipce, vendi ka kapacitet, qe të porosisim 100,000 doza të vaksinave tjera duke plotësuar kështu planin e përgjithshëm”…Unë kam dhënë udhëzimet për furnizim me 100 mijë vaksina ruse. Per gjithçka që ka të bëjë me vaksinat, ne e kemi bërë punën tonë, porositë, kontratat…”, deklaroi Zoran Zaev.
Vaksinimi kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut nisi ne 17 shkurt, me dërgesën e parë të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer si donacion nga Serbia. Pjesa tjetër e tërë dërgesës prej 8,000 dozave nga Serbia pritet arrijë në Shkup javën e ardhshme. Kryeministri Zaev tha se deri në fund të këtij muaji qeveria pret përgjigje nga “Pfizer” për 800,000 dozat për të cilat janë zhvilluar bisedime me kompaninë amerikane.
Ndërkohë, 200,000 doza të vaksinave kineze pritet të mbërrijnë në fillim të muajit mars në këtë shtet. Të parët që janë vaksinuar janë punonjësit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Shkup, ndërsa më pas do të vaksinohen edhe klinikat tjera.
Qeveria ka hartuar një plan të përgjithshëm, i cili parashikon që pas mjekëve të vaksinohen personat e moshuar, atë me sëmundje kronike, punonjësit e institucioneve arsimore dhe të kopshteve, ndërsa më pas edhe pjesa tjetër e popullatës. Ekzekutivi maqedonas vaksinimin e së paku 500 mijë personave për të arritur një lloj imunizimi te popullatës. Ne vendin fqinj 3,063 persona kanë humbur jetën prej koronavirusit ndërsa mbi 6,700 raste janë ende aktive.
Top Channel