Robotët muratorë dhe printerat 3D, shtëpi me kosto 8 mijë euro për 48 orë (FOTO)

21/02/2021 17:48

Shtëpitë nga printerat 3D dhe robotët në kantieret e ndërtimit mund të ulin së shpejti kostot e hapësirave të banimit.

Më shumë se një miliardë vetë në botë nuk kanë strehë të sigurt. Edhe në Gjermani ka mungesë apartamentesh të lira dhe punëtorësh të kualifikuar në industrinë e ndërtimit.

Por robotët mund të ndihmojnë në të ardhmen në kantieret e ndërtimit dhe të ndikojnë në uljen e kostove të ndërtimit. Po ashtu printimi i shtëpive të vogla 3D është më i lirë dhe më i shpejtë.

Falë automatizimit dhe përdorimit efikas të materialit robotët mund të ndërtojnë një shtëpi të vogël që kushton rreth 8,000 euro, brenda 48 orësh.

Kompleksi i parë i banesave nga printeri 3D në botë po ndërtohet në Meksikë për banorët e një zone të prekur nga tërmetet.

Robotët kanë ardhur këtu para pak kohësh dhe pas ndërtimit të rrugëve së shpejti do të fillojnë dhe me ndërtimin e shtëpive./DW

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA