Reaksioni kimik te ish-trikotazhi/ Korçë, ekspertët eliminojnë vatrat e rrezikshme, por ato mund të riaktivizohen

21/02/2021 17:31

Një ndërtesë e amortizuar dhe e hapur nga te 4 anët është ish trikotazhi i Korçës. Brenda saj qëndrojnë lëndë kimike të cilat u aktivizuan duke çliruar gazra toksike dhe rënduar situatën në të gjithë Zonën sidomos për familjet që jetojnë pak metra më tutje.

Edhe pse gjatë gjithë natës u desh ndërhyrja e specialisteve për të neutralizuar dy vatra aktive te reaksionit kimik që shkaktoi alarm për banorët , kimikatet janë ende këtu të ekspozuara dhe shpërndara gjithandej ndaj ngacmimi më i vogël nga faktorët atmosferike apo elementë të jashtëm mund të sjelle riaktivizimin e tyre.

Nuk ka asnjë sinjalistike apo rrethim që të shërbejë si shenjë paralajmëruese për rrezikun ndërsa sipas banorëve zgjidhja për këtë problem shumëvjeçar mbetet largimi i tyre.

Një ditë më parë në këtë zonë reaksioni kimik bëri që për orë të tëra të çlirohen gazra toksike duke shkaktuar tym dhe erë mbytëse në një rreze të gjerë ndaj e vetmja zgjidhje mbetet largimi i këtyre kimikateve nga ndërtesa

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA