Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij iranian

21/02/2021 19:09

Udhëheqësit diskutuan hapat për të përmirësuar bashkëpunimin midis Turqisë dhe Iranit në ekonomi, transport, siguri dhe fusha të tjera

Stamboll- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë ka njoftuar se dy udhëheqësit diskutuan hapat për të përmirësuar bashkëpunimin midis Turqisë dhe Iranit në ekonomi, transport, siguri dhe fusha të tjera.

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti vullnetin për të rritur marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke shprehur dëshirën që administrata e re e SHBA-së të heq dorë nga sanksionet e njëanshme kundër Iranit dhe të heqë pengesat e padrejta ndaj mirëqenies së iranianëve, Erdoğan tha se deklaratat e bëra në ditët e fundit mbi këtë temë kanë hapur një dritare të re të mundësive.

Presidenti turk gjithashtu tha se mënyra më e arsyeshme e veprimit për të gjitha palët është ringjallja e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA).

Ai shtoi se është e rëndësishme të mbahet hapur dera e dialogut pavarësisht të gjitha vështirësive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA