Nigeri/ Rrëzohet aeroplani ushtarak, vdesin 7 persona

21/02/2021 16:42

Shtatë persona kanë ndërruar jetë pasi një aeroplan ushtarak nigerian u rrëzua teksa po i afrohej pistës në kryeqytetin Abuja mëngjesin e së dielës.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë një problem me motorin.

Aeroplani ishte rrugës për në Minna në shtetin verior të Nigerisë kur u rrëzua. Ndërkohë është urdhëruar hetim i menjëhershëm për këtë ngjarje.

Zëdhënësi i forcës ajrore tha se të gjithë ata që ishin në bordin e aeroplanit kishin vdekur.

Një dëshmitar i tha Reuters se aroma e djegies dhe kimikateve ndiheshin ende në ambientin ku ndodhi ngjarja, në zonën jashtë perimetrit të aeroportit.

Top Channel