Në pranga edhe dy shqiptarë/ Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e Armando Beqirit në Islandë, dyshohet se u vra nga…

21/02/2021 22:52

Rreth një javë më parë u ekzekutua me një pistoletë me silenciator, shqiptari Armando Beqiri në Islandë. Kjo vrasje është parë si një sfidë e madhe për autoritetet islandeze pasi autori nuk ka lënë gjurmë ndërsa viktima nuk ka pasur të shkuar kriminale.

Së fundmi media në Reikjavik lidhur me ekzekutimin mafioz që tronditi vendin, ka shkruar se dyshohet se Armando Beqiri u vra nga një shqiptare.

Deri tani janë arrestuar 10 persona, me origjinë nga Shqipëria, Lituania, Islanda, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja. Disa jetojnë në Islandë dhe të tjerët jo, mes të arrestuarve janë dy gra.

Mediat në Islandë theksojnë se bazuar te informacionet nga hetuesit dyshimet janë se armën për vrasjen e shqiptarit e shkrepi pikërisht një bashkëkombës i tij.

Megjithatë ky është një version ende i pakonfirmuar mbi fakte dhe nga autoritetet. Një prej shtetasve shqiptarë, pasi u mor në pyetje nga autoritetet në Islandë, u la i lirë ndërsa vijojnë hetimet për 9 personat e tjerë.

Në qeli deri tani ndodhen 9 persona nga 7 shtete. Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë duke u qëlluar me të paktën 5 plumba.

33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA