Kampionati i peshëngritjes/ Entuziazëm për Briken Caljan në përfaqësimin e garave ndërkombëtare

21/02/2021 20:03

Partizani dhe Tirana, por dhe Evangjeli Veli dhe Briken Calja ishin më të mirët e Kampionatit Kombëtar të të rriturve në Peshëngritje, që për dy ditë rresht është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

157 kilogram në shkëputje dhe 195 kilogram në shtytje, që është njëkohësisht rekord kombëtar për të rritur nga Briken Calja në peshën 81 kilogram.

Ndërkohë peshëngritësi tjetër Erkand Qeriman që ishte në garë me Caljan, u tërhoq, për shkak të një dëmtimi në bërryl.

Ndërkohë në peshën 89 kilogram si Daniel Godelli, ashtu dhe Krenar Shoraj, përtej pritshmërive, nuk kanë mundur të bëjnë dot garë për shkak dëmtimesh. Megjithatë Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për të rritur i ka arritur qëllimet e tij, atje ku të gjithë ata që do të përfaqësojnë shtangën shqiptare në arenën ndërkombëtare kanë provuar veten. Mbi të gjitha entuziazmi vjen vetëm nga një emër, Briken Calja.

Top Channel