Gjendet e plagosur në gjendje të rëndë një grua në Shkodër! Policia: Dyshohet se u aksidentua nga një makinë

21/02/2021 20:36
Ilustrim

Shkodër- Një grua e moshës rreth 50-vjeçare është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore buzë një rruge në Shkodër.

Sipas policisë rreth orës  18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar. Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA