Copat e avionit bien mbi banorët/ E rrallë, Boeingu ulet në destinacion pa të lënduar

21/02/2021 11:58

Banorët e një zone rezidenciale pranë Denverit në Shtetet e Bashkuara mbetën të shokuar kur nga qielli nisën të binin copa avioni.

Fotot e një pjese të motorit që kishte përfunduar në kopshtin e një shtëpie të zonës, kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Cudia më e madhe megjithatë është se Boeingu 777 me 231 pasagjerë dhe 10 anëtarë ekuipazhi në bord, arriti të ulej në aeroport dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Një pasagjer, David Deluca rrëfeu sesi dëgjuan një shpërthim të fuqishëm në bord shumë pak pas ngrijtes në ajër. Fluturimi 328 i avionit të kompanisë United Airlines kishte për destinacion Honolulun. Por ai ka pësuar një difekt të rëndë në motorin e vet të djathtë gjatë kohës që ishte në ajër.

“Avioni nisi të shkundej dhunshëm dhe humbëm lartësi e nisëm të binim”, kujton Deluca. Ai tha se së bashku me të shoqen nxorën portofolat nga canta e i vendosën në xhep në mënyrë që nëse do të vdisnin, të paktën të identifikoheshin. POlicia e Broomfield i kërkoi banorëve që të mos I prekin copat e avionit të shpërndara në rrugë. Mbi këtë çështjen do të nisë një hetim nga ana e Federates se Aviacionit Civil dhe Bordit kombëtar amerikane të sigurisë së transportit.

Top Channel