Vllaznia lufton për kreun/ Ndeshja të dielën me Skënderbeun! Kukësi përballet me Partizanin

20/02/2021 20:30

Ndeshja kryesore e kësaj së dielës është padyshim ajo mes Kukësit dhe Partizanit.

Dy skuadra që prej vitesh duelojnë për titullin, por për momentin në këtë sezon, Partizani ndodhet në vendin e dytë në për të mbërritur tek kryesuesja, Vllaznia. Të kuqt nuk njohin humbje që nga 30 dhjetori i vitit të shkuar ndaj Lacit, gjithsesi, përball Kukësit mbetet një ndeshje e një shkalle vështirësie tjetër.

Ndërkohë Verilindorët për momentin janë ende në ndjekje të vendit të dytë me të cilin e ndajnë 5 pikë, ndërkohë që shkodranët për ta janë ende shumë larg. Fitorja e fundit përball Tiranës veç anës sportive i ka dhënë edhe moral.

Ndërkaq kryesuesit e Vllaznisë do të udhëtojnë drejt Korçës ku i pret Skëndërbeu, një ekip që për nga objektivat skuadrës së Bërdaric i del si deytrim vetëm fitorja.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës me përkushtim për ndeshjen me Skënderbeun. Duhet të fokusohemi te fusha pasi do të kemi disa ndryshime në formacion. Lojtarët që do të zbresin në fushë do të kenë mundësinë të japin maksimumin. Shpresoj që bora të jetë e larguar nga fusha, na kanë premtuar këtë edhe nga Federata. Shpresoj që të jetë ashtu. Në Superiore nuk ka ekipe të lehta dhe të vështira, duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje”, tha Tomas Bërdaric,  trajner i Vllaznisë.

Top Channel