Pandemia në Greqi/ Rreth 1500 raste të reja e 23 të vdekur në 24 orë

20/02/2021 21:14

Greqia konfirmoi 1424 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjithsej, Greqia ka konfirmuar 178 918 raste infektimi që nga fillimi i pandemisë. Në rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 47 konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 1 921 me raste të konfirmuara tashmë.

Aktualisht, janë 325 pacientë në ventilator në kujdesin intensiv. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. U konfirmuan edhe 23 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6 272.

Zona metropolitane e Athinës kryeson në totalin e rasteve të reja të infektimeve, me 439 dhe 115 në pjesën tjetër të Atikës.

Top Channel