“Më fal për çdo gabim që kam bërë!” ,U zunë se nuk i shkoi në dasmën e djalit, motrat pajtohen pas 1 viti

20/02/2021 22:43

Debatet, zënkat, hatërmbetjet, shpeshherë janë shkaktarët që çojnë pjestarë të një familjeje të shkëpusin marrëdhënien dhe komunikimin me njëri-tjetrin për vite të tëra.

Ndonjëherë ndodh që midis motrave dhe vëllezërve për shkak të një debati të krijohet një distancë e madhe midis tyre dhe familjeve që kanë krijuar. E tillë ishte edhe historia e Izabelës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Izabela në studio rrëfeu historinë se si kishte nisur debati midis tezes, Shqipes dhe nënës së saj, Verës. Sipas Izabelës, Vera dhe Shqipja kishin qenë gjithmonë shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe se duheshin shumë, por kohët e fundit ato ishin zënë për shkak të një pale të tretë.

Konflikti midis dy motrave kishte nisur kur Shqipja kishte martuar para 1 viti djalin e saj. Vera dhe familja e saj nuk kishin qenë prezent në ketë dasmë dhe për këtë arsye ato kishin debatuar, një debat i cili i detyroi që të mos flisnin gjithë këtë kohë.

Konflikti sipas Izabelës ishte më i thellë se kaq, sepse e gjithë ngatërresa kishte ndodhur më parë. Dhëndri i Verës kishte një kompani ndërtimi në Norvegji dhe kishte punësuar djalin e Shqipes. Ata jetonin në një shtëpi në Norvegji, por me kalimin e kohës, djali i Shqipes ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vendosur që të martohej.

Në këtë moment sipas Izabelës kishte nisur i gjithë konflikti, pasi dhëndri i Verës nuk i kishte dhënë pagesën djalit të Shqipes të cilit i nevojiteshin paratë për të bërë dasmën.

Izabela për të zgjidhur këtë konflikt kishte dërguar dy ftesa, një për nënën e saj, Verën dhe një tjetër për Shqipen.

“Mami unë e di që ti nuk shkon mirë me teze Shqipen, por dua të të kërkoj që për hatrin tim të pajtoheni sa më shpejt”, i tha Izabela nënës së saj,  Verës.

Vera pranoi kërkesën e vajzës së saj dhe i’u drejtua Shqipes me këto fjalë: ”Motër më fal për çdo gjë që të kam bërë, sepse kur kishe dasmën e djalit unë nuk të erdha.”

Nga ana tjetër, Shqipja rrëfeu se nuk e priste kurrë që Vera të mos i vinte në dasmë, por pavarësisht gjithçkaje, Shqipja e pranoi faljen e motrës së saj duke u pajtuar pas 1 viti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel