Marrin zjarr lëndët toksike në “ish-trikotazhin” e Korçës, 10 familje në rrezik nga helmi i mbetjeve toksike
20/02/2021 15:15
Lëndët toksike në ish trikotazhin e Korçës kanë marrë zjarr.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen 9.
Ndërkohë janë 10 familje të rrezikuara për shkak të helmit të mbetjeve toksike.
Një banor i zonës i shqetësuar thotë se ata janë në rrezik: Ish-trikotazhi i Korçës mbetjet që kanë qenë kanë marrë zjarr dhe lëshojnë një tym që s’merr dot frymë, se Korça nuk është vetëm katedralja.
Jemi 10 familje, këtu nuk merr dot frymë. Njerëzit e pallatit janë në rrezik të merren masa këto janë kanceroze dhe mund tekët akoma më shumë zjarr dhe të ketë pasoja për banorët.
Aty ka ardhur zjarrfikësja që po i hedh ujë, po ato nuk duan ujë se ato bëhen me keq duhet të vijnë specialistët që ta shohin.
Top Channel