Gjykata në Moskë refuzon apelin e Navalnyt kundër dënimit me burg

20/02/2021 15:04

Një gjykatë në Moskë ka refuzuar sot apelin e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny kundër dënimit me burgim.

Më herët gjatë këtij muaji, Navalny është dënuar nga një tjetër gjykatë me dy vjet e tetë muaj burgim për shkelje të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani. Mirëpo Gjykata Supreme e qytetit të Moskës ka vendosur të shtunën se një muaj e gjysmë, që Navalny ka kaluar nën arrest shtëpiak më 2015, do të hiqet nga dënimi me kusht. Kjo nënkupton që dënimi i është zvogëluar në dy vjet e gjysmë burgim.

Ky vendim ka ardhur pavarësisht se Rusia po përballet me kërkesë së Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut për lirim të menjëhershëm të kritikut të Kremlinit. Navalny 44-vjeçar, udhëheqës i lëvizjes kundër korrupsionit dhe kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar, pasi u kthye nga Gjermania, ku ka marrë trajtim për pesë muaj nga helmimi me agjent nervor. Ai beson se urdhri për helmim është dhënë nga Putin. Autoritetet ruse, në anën tjetër, hedhin poshtë akuzat. Dënimi i tij lidhet me një dënim të vitit 2014 për përvetësim.

Navalny e konsideron këtë dënim të fabrikuar, ndërsa Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut si të paligjshëm. Navalny i ka kërkuar Gjykatës në Moskë që të përmbysë këtë dënim dhe ta lirojë atë.

Top Channel