“Diçka më kafshoi në të ndenjura”/ Alaskë, sulmohet nga një ari kur ishte në tualet

20/02/2021 14:50

Një grua në Alaskë ka përjetuar momente tmerri ndërsa po përdorte tualetin në oborr dhe u sulmua nga një ari…

Unë shkova atje, u ula në tualet dhe diçka më kafshoi sapo u ula”, tha Shannon Stevens për “Associated Press”. “U hodha përpjetë dhe bërtita”.

Stevens, vëllai i saj Erik dhe e dashura e tij, kishin marrë motorrët e borës më 13 shkurt për të qëndruar disa ditë në natyrë, rreth 20 milje në veriperëndim të Haines, në Alaskën Juglindore. Vëllai i saj kishte dëgjuar ulërimën dhe kishte dalë jashtë tendës. Atje kishte gjetur Shannonin, që mbante shtrënguar plagën. Fillimisht menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër apo dicka e vogël, por kur Eriku shkoi të shohë për çfarë bëhej fjalë kishte parë ariun.

Fatmirësisht plaga në të pasmen e Shannonit nuk është shumë e rëndë. Mëngjesin tjetër, ata kishin parë gjurmë ariu në të gjithë vendin, por vetë ariu ishte larguar. Zyrtarët e departamentit të peshkut dhe kafshëve të egra në Alaskë, thanë se me gjasa, bëhet fjalë për një ari të zi, bazuar kjo tek fotot e gjurmëve dhe fakti që një fqinj që jetonte rreth 1 km më tej, kishte raportuar për një ari të zi në pronën e tij, dy ditë më vonë.

Edhe pse është dimër, zyrtarët kanë marrë gjatë gjithë kohës raportime për arinj që vinin vërdallë zonave të banuara.
Viti 2020 sipas tyre, ka qenë një vit rekord për sa i takon rasteve kur arinjtë janë shfaqur në zonën e Haines.

Top Channel