Australian Open, Japonezja e fiton për herë të dytë

20/02/2021 15:45

Naomi Osaka ia del sërish mbanë. Tenistja japoneze është fituese e turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open, kompeticion që e fiton për herë të dytë pas atij të vitit 2019.

Për më tepër, për osakën ky triumf në Melbourne është edhe titulli i saj i 4-t grand Slam në karrierë pas sukseseve në US Open në 2018 e 2020 dhe pikërisht Australian Open të 2 viteve më parë.

Në finale, Naomi Osaka mposhti amerikanen Jennifer Brady me rezultatin 2-0 në një ndeshje në të cilën ajo u shfaq superiore ndaj kundërshtares së saj duke regjistruart në të njëjtën kohë edhe fitoren e saj të 21 radhazi. Osaka që në gjysmëfinale eliminoi një legjendë të tenisit botëror si serena Williams nuk shpenzoi shumë kohë për të mposhtur kundërshtaren e saj në këtë finale të Australian Open.

Në setin e parë pati një lloj ekuilibri mes 2 tenisteve që në një moment fituan nnga një game me shërbimet e njëra-tjetrës për të shkuar deri në 4-4. por në 2 gamet e fundit, Osaka u shfaq superiore ndaj Brady duke i fituar ato dhe krejt setin 6-4.

Në setin e dytë, osaka shumë shpejt mori kryesimin në 4-0 duke u shfaqur dominuese ndaj Jennifer Brady. Amerikania tregoi në një moment krenarinë duke e shkurtuar diferencën në 4-2 me game, e më pas në 5-3, por Osaka nuk e zgjati më shumë këtë sfidë duke fituar edhe game e 9 dhe krejt fraksionin e dytë 6-3 e ndeshjen 2-1 për të ngritur sërish trofeun e Australian Open.

Top Channel