Tirana pret Teutën/ Ekipi bardh e blu është pa trajnerin Orges Shehi, i infektuar nga Covid 

19/02/2021 15:37

Në këtë javë të 20-të të Kategorisë Superiore Tirana do të presë Teutën. Thuajse e gjithë kjo javë për bardheblutë ka qenë pa trajnerin Orges Shehi i cili ka rezultuar pozitiv me Covid menjëherë pas ndeshjes me Kukësin.

Për mungesën e tij është peytur në prag të ndeshjes së radhës zëvendësi Edlir Tetova. Gesi është i izoluar dhe do të kthehet shumë shpejt.

Përball bardhebluve do të jetë Teuta e cila ka vetëm dy humbje në këto 19 javë të Superligës dhe skuadra me mbrojtjen më të mirë. Gjithsesi në prag të kësaj ndeshje drejtuesit e ekipit durrsak kanë vendosur që të qëndrojnë heshtje për shtyp.

Po sa ka ndikuar humbja me Kukësin, një rivali direkt, tek gjëndja psikologjike e ekipit të Tiranës?

Ndërkohë Tiranës në këtë takim do t’i duhet të bëjë pa Torranën e dëmtuar, Najdovskin që ka rezultuat pozitiv ndaj Covidit dhe pa Danson që ka plotësuar numrin e kartonëve. Kjo do të ‘ja bëjë edhe më tëv ështirë përballjen.

Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 2 takime të tjera, Laci Kastrioti dhe Apollonia Bylis, për t’i lënë rradhën të dielën përballjeve Skëndëeberu Vllaznia dhe superndeshjes Kukësi-Partiani. Të gjitha këto takime do të keni muindësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë edhe eksklzuivisht në Digitalb.

Top Channel