Një polic në Peru e ka pësuar keq, pasi është kapur duke puthur në buzë një vajzë, e cila kishte shkelur orën policore.
Polici është pezulluar nga puna, pasi nuk ka vendosur gjobë për një grua, por e ka puthur në buzë atë.
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar këtë ngjarje dhe shihet që polici në fillim ka nisur plotësimin e fletës së gjobës, por më pas ka puthur të renë.
Sipas Daily Mail, e reja ka bindur policin që të mos t’i vendoste gjobë e në këmbim do të kishte një puthje.
Polici është detyruar që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetime për këtë rast.
Peruja është një ndër vendet më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 viktima nga Covid-19.
Top Channel