Policia dhe protestuesit spanjollë janë përplasur për të tretën natë rradhazi mes indinjatës që ka shkaktuar arrestimi i një reperi të njohur në vend, i cili në tekstet e këngëve të tij ka fyer monarkinë dhe policinë.
Debati madh që ngjalli në vend ky episod lidhur me lirinë e fjalës, nuk vonoi shumë që të shpërthente edhe në rrugë duke sjellë përleshje të ashpra me policinë në disa qytete të mëdha përfshirë Lleidan, Barcelonën e Valencian.
Me dhjetera persona kanë përfunduar në pranga. Trazirat nisën kur 32-vjeçari Pablo Hasel, i cili ishte fshehur në një universitet të Katanjës për t’i shpëtuar burgut, u arrestua nga policia.
“The Guardian” thotë se kjo ngjarje ka vënë në kurs përplasjeje me koalicionin qeverisës edhe vetë partinë e tij Podemos, e cila e kundërshtoi burgosjen e Hasél dhe ka mbështetur publikisht protestuesit. Në tekstet e veta, Hasel i ishte referuar ish-mbretit të Sapnjës, Juan Carlos si “një tiran i dehur, dhe një “kapo mafia”, lavdëronte ETA-n e grupe të tjera të konsideruara terroriste, i quajti policët “vrasës”, ndersa akuzonte Gardën Civile se po torturon e vret emigrantët.
Top Channel