‘Pengmarrja’ e princeshë Latifa/ Dubai: Familja mbretërore po kujdeset për të

19/02/2021 17:16

Mbretërorët e Dubait kanë reaguar sot ndaj videos virale të priceshës së tyre rebele, duke thënë se familja “po kujdeset po Priceshën Latifa në shtëpi”, pas akuzave se ajo po mbahej peng nga policët e të atit, sunduesit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ajo vazhdon rekuperimin e saj dhe do të kthehet në jetën publike sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhej në deklaratën e familjes mbretërore, pa saktësuar se nga çfarë shqetësimi apo sëmundjeje po “rekuperohet” princesha.

Por në videot e shpërndara fshehtësisht, princesha thoshte se trembej për jetën e saj. Pamjet e shpërndara gjerësisht nga mediat sollën thirrje ndërkombëtare për një hetim nga Kombet e Bashkuara.

Dhe në fakt OKB i ka kërkuar Emirateve të Bashkuara të japin prova se princesha është ende gjallë dhe në shëndet të mirë, por me deklaratën e familjes nuk është publikuar asnjë provë siç kërkohet, për mirëqenien e saj.

Reagimi i familjes mbretërore u bë përmes ambasadës së EBA në Londër.

Aty shtohej: “Në përgjigje të raportimeve të mediave në lidhje me princeshën Sheikha Latifa, ne duam të falenderojmë ata që kanë shprehur shqetësim, megjithse mbulimi i bërë në media nuk reflekton pozitën aktuale të çështjeve”.

“Familja konfirmon se Lartësia e Saj po merr të gjitha kujdesjet e nevojshme në shtëpi, me mbështetjen e familjes dhe të mjekëve profesionistë”.

Top Channel