Masakër në psikiatrinë gjermane/ 21 vjeçari vret dy pacientë të tjerë, sulmon policët e infermierët

19/02/2021 17:42

Një pacient 21-vjeçar psikiatrie dyshohet se ka vrarë dy pacientë të tjerë në një spital në Gjermani.

I riu ishte paraqitur për ndihmë duke u shtruar në spitalin e qytetit verior të Lüneburg, pranë Hamburg, vetëm dy ditë më parë.

Ai raportohet se ka sulmuar për vdekje dy pacientët e tjerë meshkuj, 54 e 56 vjeçar pa u gdhirë mëngjesi i sotëm.

Pacienti psikiatrik më pas kishte sulmuar dhe plagosur dy infermiere anëtare të stafit, me moshë 42 e 61 vjeç, si dhe një oficer policie, tha zëdhënësja e polici së Lueneburg, Antje Freudenberg parë të përditshmen lokale Die Lippische Landes-Zeitung.

Një nga infermieret kishte marrë plagë më të rënda.

Disa oficerë policie u paraqitën më pas në klinikën e Lüneburg dhe kur iu afruan të dyshuarit ai raportohet se lëshoi objekte të forta ndaj tyre, duke plagosur një oficer.

Policia tha se kishin përdorur spraj djegës dhe më pas e kishin arrestuar.

Raportimet fillestare sugjerojnë se i dyshuari kishte mbytur për vdekje pacientin 54-vjeçar, ndërsa viktima tjetër ishte dërguar në spital ku dhe kishte vdekur nga plagët.

21-vjeçari ishte shtruar vullnetarisht në klinikë për trajtim, tha zëdhënësja e psikiatrisë Angela Wilhelm.

Pasi kishin kryer disa procedura normale, stafi e kishte vendosur atë në një zonë të mbyllur për të kuptuar shqetësimin e tij, tha Wilhelm duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë sinjalizim se i shtruari ishte rrezik për veten ose të tjerët.

I dyshuari është në paraburgim dhe hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
3/3
Ai ka sulmuar për vdekje dy pacientët e tjerë meshkuj, 54 e 56 vjeçar pa u gdhirë mëngjesi i sotëm.

Top Channel