Kisha ortodokse serbe ka kurorëzuar liderin e ri të saj, me lidhje të ngushta me qeverinë. Shefi i ri i kishës ortodokse serbe u kurorëzua në katedralen e Shën Majkëllit dhe engjëllit mbrojtës në Beograd.
Porfirije, peshkop i Zagrebit dhe Lubjanës, pason patriarkun Irinej, që u nda nga jeta për shkak të koronavirusit në nëntor, në moshën 90 vjecare. Porfirije, është një nga peshkopët më të rinj në serbi, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me liderët politikë të vendit.
Analistët e shohin zgjedhjen e tij si vazhdim i lidhjeve të ngushta mes kishës dhe shtetit. Zgjedhja e një patriarku të ri, vjen ndërsa Serbia dhe Kosova, janë nën presionin e shteteve të bashkuara dhe BE për rinisjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Porfirije mund të ketë një qëndrim më të moderuar ndaj Kosovës, që kisha e konsideron djepin e ortodoksisë serbe, krahasuar me paraardhësin e tij. Serbia dhe kisha refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës ndërkohë që më herët kisha ka qenë edhe kundër një sugjerimi të Vucicit për një zgjidhje të mundshme të cështjes së Kosovës përmes këmbimit të territoreve.
Top Channel