Europa, fushëbeteja e vaksinave/ SHBA-Kinë, konkurencë për aleatët europianë

19/02/2021 15:49

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me aleatët e tyre europianë ndërsa Washingtoni dhe Pekini po shihen si konkurrentë në Europë lidhur me mbështetjen për sigurimin e vaksinave si dhe rimëkëmbjen post-pandemisë.

Të dy gjigandët ekonomikë janë vënë në lëvizje. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken bisedon virtualisht me homologët e tij francezë, Gjermaninë dhe nga Mbretëria e Bashkuar (e ashtuquajtura E3), rreth asaj që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i quajti “sfida të përbashkëta globale”.

Blinken do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 22 shkurt me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell. Ndërkohë më herët, presidenti kinez Xi Jingping kryesoi një takim virtual të nivelit të lartë, me udhëheqës e zyrtarë nga i ashtuquajturi blloku “17+1”, duke i vënë syrin hyrjes në tregun europian të vaksinave kundër COVID-1-s ndërsa pohonte ndikimin e Kinës në rajon. Grupi “17+1” u krijua në vitin 2012 ndërsa Kina kërkonte bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dymbëdhjetë prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive nevojat për vaksina”, deklaroi Xi duke përmendur Serbinë dhe Hungarinë si dy vende që kanë filluar tashmë të kryejnë programe vaksinimi në mbarë vendin me vaksina kineze. Në pesë vitet e ardhshme Kina synon të importojë, më shumë se “170 miliardë dollarë amerikanë mallra nga vendet e EQL-së“, shtoi presidenti kinez duke propozuar krijimin e një tregu fermash me shumicë në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, në një përpjekje për të dyfishuar ekspertet bujqësore nga keto vende drejt Kinës si dhe për të rritur tregtinë bujqësore me to me 50% gjatë pesë viteve të ardhshme.

Top Channel