Autorja: Papa Benedikti u detyrua të dorëhiqej, para se Françesku të merrte Vatikanin

19/02/2021 21:33

Papa Benedikti është “shtyrë” drejt dorëheqjes si kreu i Vatikanit, kundër dëshirës së tij, para se Papa Françesku të instalohej si pasues i tij, pretendon një autor i afërt me çështjen.

Ish-kryeprifti dha dorëheqjen në 2013, duke cituar moshën e tij si faktorin kryesor për lëvizjen e tij të paprecedentë.

Vendimi i tij hapi rrugën që kardinali Jorge Mario Bergoglio – i cili më vonë do të quhej Françesku – të zgjidhej si lider i ri i Vatikanit, duke ndezur optimizëm në disa rrethe për një program modernizimi dhe rivitalizimi në Kishën Katolike.

Por pasiguritë rreth emrit të pararendesit kanë dalë në sipërfaqe kur regjizori Sebastian Gomes ka detajuar sesi “daljet e informacionit, skandalet dhe mospërputhjet  mes administratës së tij kishin gjymtuar Vatikanin nën udhëheqjen e Benediktit.

Gomes thotë se “kriza e brendshme më në fund arriti të thyejë Benediktin në shpinë”.

Autorja e Vatikanit Lynda Telford ka thënë për mediat se paaftësia e Benediktit për të trajtuar  çështjet e mëdha në krye të Kishës, duke përfshirë dhe skandalet e abuzimit seksual, kishin bërë të nevojshme nevojën e ndryshimit në majë.

Ajo argumenton se Benedikti ende mbetet në elitën e Kishës Katolike, teksa duke jetuar në rezidencën ne Vatikan ka arritur të zgjerojë influencën e tij mesgjithse është larguar nga posti tetë vjet më parë.

E pyetur nëse Benedikti u detyrua të ddorëhiqej Telford thotë: “Po, sigurisht që ai u shty ta bënte”.

“Fakti që ai nuk dëshironte të largohej ka qenë evident gjatë gjithë udhëheqjes së Françeskut, pasi Benedikti është përpjekur të kontrollojë eventet nga sfondi, dhe për fat të keq ka pasur efekt në ndalimin e reformave të nevojshme të Kishës”.

“Ai ka qenë shumë pengues në punën e Franceskut që prej daljes në pension prej shëndetit të tij të dobët, por përsëri po ndërhyn”.

Zonja Telford, e cila ka shkruar librin ‘Gratë në Vatikan – Fuqia femërore në Botën Mashkullore’, thotë se kryepriftit iu kërkua të largohej “prej paaftësisë për të treguar se po trajtoheshin edhe çështjet serioze”, diçka që sipas saj “njerëzit e kërkojnë tani”.

Në kohën e largimit të tij studiuesit thonë se Benedikti ishte mjaft i pëlqyer nga besimtarët katolikë, megjithse shumë prej tyre ishin të pakënaqur me trajtimin e çështjes së abuzimeve seksuale ndaj të miturve prej priftërinjve.

Telford detajon sesi Benedikti “nuk ishte asnjëherë i pëlqyer në sensin personal” pasi nuk arriti të bënte lidhjen me njerëzit e zakonshëm prandaj ishte një figurë e dobët udhëheqjeje.

Ajo thotë: “Njerëzit nuk duan një lider të largët akademik, sado i shkathët që të jetë ai. Ata duan një njeri që hipën në tramvaj, që viziton spitalet, burgjet  dhe mendon për të varfërit. Ka një kontrast të thellë mes ndjesisë në rrugë dhe asaj në Vatikan.

“Njerëzit duan dikë që kujdeset, dhe Benedikti nuk e bëri kurrë këtë. Gjetja e një prifti pastoral si Françesku ishte një zgjedhje ideale, pasi ai drejton nga kreu, kurse të tjerë drejtojnë nga sfondi”.

Dorëheqja e Benediktit ishte e para e një Pape në jetë që prej vitit 1400.

Gjatë fjalimit të tij të lamtumirës Benedict u zotua të mos ndërhyjë me axhendën e pasuesit të tij.

FOTO GALERI
3/4
Kryepriftit iu kërkua të largohej "prej paaftësisë për të treguar se po trajtoheshin edhe çështjet serioze"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA