Tashmë ylli i holliwood-it, Cameron Diaz është dhe një sipërmarrëse në fushën e verërave.

Gjatë një interviste në Sirius XM shoe, “I karantinuar me Brusin”, për promovimin e linjës së saj të verës, Avaline, Cameron foli dhe për një rikthim të mundshëm të saj në sheshxhirim.

Po më pyesni nëse do të aktroj sërish? Të them të drejtën, nuk e kam idenë. Kurrë nuk thuhet kurrë, por nuk mund ta imagjinoj se si një nënë, aq më tepër një nënë e re, mund të qëndrojë larg fëmijës së vet ndërkohë që xhirimet mund të zgjasin 14, 16 orë. Nuk e çoj dot ndërmend sesi mund të qëndroj aq gjatë larg saj”, është përgjigjur aktorja.

Diaz u bë nënë për herë të parë dhjetorin e vitit 2019. Ajo dhe i shoqi janë prindër të një vajze. Ylli i kinematografisë shprehet se për momentin nuk i mungon skena dhe ndihet e plotësuar. Tani për tani në planet e saj bëjnë pjesë vetëm familja dhe biznesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA