Tërheqja nga Afganistani/ Përse ngurron NATO të largojë trupat

18/02/2021 11:02

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë për misionet e aleancës në Afganistan dhe Irak e pritet të shqyrtojnë vendimin nëse do të tërheqin forcat ndërkombëtare nga Afganistani në fund të prillit, pavarësisht rritjes së nivelit të dhunës.

Takimi dy-ditor u ministrave u cel nje ne 17 shkurt dhe është diskutimi i parë i një niveli të lartë që kur presidenti amerikan, Joe Biden, mori detyrën në janar. Administrata e mëparshme amerikane e ish-presidentit, Donald Trump, kishte arritur marrëveshje me talibanët në mënyrë që të mundësohet tërheqja e trupave të huaja nga Afganistani. Por, administrata e Bidenit thote se është duke rishikuar ujdinë, për të parë nëse grupi militant po përmbush angazhimet e tij, ku ben pjese dhe arritja e një armëpushimi dhe përfshirja në negociata me qeverinë afgane.

Pavarësisht nisjes së bisedimeve të paqes midis negociatorëve afganë dhe talibanëve në Katar në muajin shtator të vitit 2020, dhuna në Afganistan është rritur, duke ngritur shqetësime rreth tërheqjes së trupave të NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se nuk është bërë përparim i mjaftueshëm në negociata të paqes që do të mundësonte një tërheqje të plotë të trupave.Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se talibanët duhet të bëjnë më shumë për zbatimin e marrëveshjes së arritur me SHBA-në.

Top Channel