Sot do të nis procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama,i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputeti Damian Gjiknuri, si dhe kreu i DROKSH Vlorë, Kujtim Llapi, kanë mbërritur në pallatin e sportit “Flamurtari”, ku do të kryhet procesi i vaksinimit.
Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.
Top Channel