Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të enjte në Shkodër.
Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parruce, në zonën e njohur se Ish Mapoja.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se i lënduari, shtetasi K. B. 31 vjeç, që është goditur me mjete të forta është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet se ka ardhur pas një debati mes tyre.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 18.02.2021 ora 12:20, në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të forta në kokë shtetasi K. B. 31 vjeç, i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën
Falë veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje
Top Channel