Rruga kalohet vetëm mbi gomar/ Në fshatin e Lushnjës ku 40 vjet jetojnë pa rrugë
18/02/2021 12:19
Prej me shume se 40 vjetësh banoret e fshatit Manasufaj, te njësisë administrative Ballagat te Lushnjes nuk kanë rrugë ku të kalojnë.
Në dimër rruga e pashtruar bëhet e pakalueshme dhe kalohet vetëm me gomar.
Veç te rriturve vështirësi kane dhe femijet, te cilët ne shumicën e kohës nuk arrijnë te shkojnë ne shkolle pasi nuk mund te kapërcejnë dot balten dhe gropat.
Ne fshat kane mbetur rreth 20 familje pasi pjesa tjetër per shkak te kushteve kanë braktisur shtëpitë dhe janë larguar. Mbijetesa është bërë e vështirë pasi në fshat jetojnë me bujqësi dhe në mungesë të infrastrukturës edhe tokat nuk po sjellin më fitime.
Top Channel