Japoni, partia në pushtet/ Gratë “të shikojnë, por të mos flasin” në takime

18/02/2021 10:17

Në përgjigje të kritikave se në partia japoneze në pushtet është e dominuar nga meshkujt, drejtues të saj njoftuan se dëshirojnë që gratë të marrin pjesë në takime kyçe, me kushtin që të mos flasin.

Plani i ri i propozuar nga Partia Liberale Demokratike parashikon që pesë femra politikane të jenë pjesë e takimeve të rëndësishme të saj, por vetëm si vëzhguese. Sekretari 82 vjecar i partisë, Toshihiro Nikai, tha se është shumë e rëndësishme që anëtaret femra të saj vetëm ta shikojnë procesin e vendimmarrjes, por nuk mund të ndërhyjnë në të. Mendimet e tyre mund ti paraqesin me shkrim më vonë në zyrën e sekretarisë.

“Është e rëndësishme të kuptohet plotësisht se çfarë lloj diskutimesh po ndodhin aty. Vetëm shikoni, kjo është e gjitha”.  

Ky vendim vjen pas indinjatës që shkaktuan komentet e shefit për organizimin e lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori i cili deklaroi se gratë flasin shumë nëpër takime e janë problem për organizatorët, të cilët po përballen sakaq me shqetësimin e publikut për shtyrje të këtyre Lojërave, si pasojë e pandemisë.

Top Channel