Gjermanët nuk mbajnë më! Të lodhur nga pandemia, duam pushime

18/02/2021 10:57

Më shumë se një vit nga pandemia e koronavirusit, lodhja nga masat shtrënguese dhe mbyllja tashmë është e dukshme në Gjermani.

Zhgënjimi për zgjatjen e përsëritur të lockdownit është rritur dhe po shtohen zërat kundërshtues që kërkojnë hapjen e vendit pavarësisht pasojave. Zakonisht periudha e pranverës që përkon me festimin e pashkëve, tradicionalisht në Gjermani është një mundësi për shumë gjermanë që të bëjnë një interval të shkurtër pushimesh në vend apo në jugun e ngrohtë. Vitin e kaluar festimet e pashkëve u sakrifikuan për shkak të pandemisë e duket se dhe ky vit nuk ka për të qenë ndryshe.kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer e përjashtoi në fundjavë, mundësinë për pushime në periudhën e pashkëve për shkak të pandemisë, ndërsa qeveria gjermane nuk është prononcuar ende për këtë.

Por ekspertet janë në anën e publikut në këtë rast. Përkundër rezervave politikës, studiuesit e turizmit dhe udhëtimeve thonë se nevoja për të pushuar është sot më e madhe se kurrë. Edgar Kreilkamp, u shpreh për agjencinë epd, për shkak të kufizimeve të koronavirusit shumë pak njerëz arrijnë të relaksohen në përditshmëri, “prandaj nevoja për pushime është e madhe.” Pushimet do të ishin një arrati nga stresi I sëmundjes e do të bënin të mundur që kufizimet të durohen edhe më tej.

Top Channel