Pamjet/ Momenti epik! Merkel harron maskën, kthehet me vrap për ta marrë

18/02/2021 14:27

Një video është bërë ‘hit’ në internet ku pretagoniste kryesore është Angela Merkel. Gjatë një seance parlamentare, Merkel ka harruar maskën në foltoren e Kuvendit dhe pasi e ka kuptuar është ngritur nga karrigia me nxitim për ta marrë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkel foli para Bundestagut, duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.

“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm”,- tha Kancelarja në 11 Shkurt.

Pasi mori maskën, kancelarja u rikthye sërish në vendin e saj, por videoja është bërë virale.

FOTO GALERI
3/23

Top Channel