E veja e prezantuesit amerikan Rush Limbaugh trashëgon vilën $51 mln, tre ish-gratë kërkojnë pjesën e tyre (fotot)

18/02/2021 19:36

E veja e prezantuesit të njohur amerikan Rush Limbaugh, Kathryn pritet të trashëgojë super-vilën $51milionëshe në Palm Beach, Florida, ku i ndjeri jetonte që prej largimit New York City në 2010.

Limbaugh vdiq papritur të mërkurën në moshën 70 vjeçare, teksa vuante prej disa kohësh nga kanceri i mushkërive. Vilën në fjalë ai e kishte blerë si shtëpi pushimi në1998 për vetëm $3.98milionë, siç raporton  Fox Business.

Prona tashmë ka një vlerë 13 herë më të madhe dhe ishte gruaja e tij 44-vjeçare që e transformoi atë kur ata u vendosën aty përgjithmonë.

Çifti i ka shtuar shtëpisë tre struktura të reja pas blerjes së tokës rrethuese.

Prezantuesi i njohur në radio ishte vendosur në Florida në 1988 për të nisur një karrierë të re, pas një rritjeje të konsiderueshme takash në New York.

Atje Limbaugh zotëronte një apartament luksoz me 10 dhoma me pamje nga parku qendror Central Park ne Manhattan, të cilën e shiti më pas për $11.5milionë.

Pasuria e tij llgoaritej në $600milionë në kohën e vdekjes së tij, pas fitimeve prej rreth  $33milionë në vit nga karriera e tij.

Ai ka qenë prezantuesi i dytë më i paguar në radio në 2019 në SHBA, pak prapa Howard Stern.

Në janar 2020, pak para njoftimit të diagnozës së kancerit, Limbaugh rinovoi kontratën me rrjetin  Premiere Radio Netëorks për $70milionë në vit.

Limbaugh nuk ka fëmijë.

Nuk dihet ende nëse ndonëj nga tre ish-gratë e tij do të marrin pjesë nga pasuria e tij, apo ajo do të shokojë e gjitha për Kathryn, gruan e tij të 11 viteve të fundit.

FOTO GALERI
2/8
Limbaugh kishte blerë vilen si shtëpi pushimi në1998 për vetëm $3.98milionë

Top Channel