Befason raporti sekret i CIA-s: Njerëzit mund të udhëtojnë në kohë përmes mendjes!

18/02/2021 10:26

Përdoruesit e Tik Tok-ut kanë përhapur me shpejtësi një dokument të klasifikuar të CIA-s, ku thuhet se njerëzit mund të udhëtojnë në kohë e në hapësirë duke përdorur mendjen e tyre.

Raporti i vitit 1983 ishte zbuluar për publikun në 2003-shin dhe saktësonte në detaje teknikën e mbiquajtur “ Eksperienca e Portes hyrese”. Ai i ishte lënë harresës për tu rizbuluar tani duke u kthyer në një sensacion të vërtetë në rrjetet sociale. Përdoruesja e Tik Tokut, Abigail Carey, që ka mbi 500 mijë ndjekës në aplikacionin popullor, e shpjegoi përmbajtjen e dokumentit me disa video. Ajo thotë se raporti konfirmon meditimin transhendental, hipnozën dhe manifestimin, duke i konsideruar si një qasje të arsyeshme drejt portës transportuese.

Duket se fakti që raporti është mjaft i gjatë ka bërë që ai të mos merrte shumë vëmendje. Por nga shpjegimet e thjeshtuara të Carey-t, ka fituar menjëherë popullaritet. Sipas saj, dokumenti shpjegon gjithashtu se ku shkojnë njerëzit pas vdekjes, çfarë është ndërgjegjja, se universi ynë në fakt është një hologram, ndërsa sqaron me hollësi udhëtimin në kohë dhe mënyrën sesi të dërgohen mesazhe telepatike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel