Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin Guinness pasi ka krijuar mozaikun më të madh Origami në botë.

Ajo ka krijuar flamurin e Kosovës në palestrën Sportive të qytetit. Këtë lajm e ka bërë publik politikani nga Kosova,  Bekim Hamëz Jashari.

“Lajm i jashtëzakonshëm! Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë. Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë.Urime!”, shkruan ai.

 

 

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel