Policia ka nisur procedimin penal për dy shtetaset E.L dhe I.L, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për mjeken Migena Qato.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj dy motrave që denoncuan lidhur me vdekjen e babait të tyre, Rifat Lalo, ka nisur hetimi për të sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.
Dy motrat dolën në ekranet e mediave dhe denoncuan se babai i tyre nuk kishte marrë shërbim mjekësor nga stafi i spitalit Infektiv.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”
Top Channel