Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë Sheiku Nur Barud Gurhan, një nga dijetarët më të shquar fetarë në Somali, ka humbur jetën nga koronavirusi (COVID-19) në kryeqytetin Mogadishu, njoftoi një koleg i tij.
Sheiku Bashir Ahmed Salad, kreu i Shoqatës Somaleze të Ulemas, konfirmoi se Gurhan vdiq nga COVID-19 mbrëmjen e së martës.
“Unë mund të konfirmoj se sheiku ka vdekur në spitalin Demartini pasi ai u prek nga COVID-19. Ai gjithashtu vuante nga diabeti para COVID-19”, tha Salad për mediat.
Udhëheqësit kryesorë politikë gjithashtu konfirmuan vdekjen e tij dhe shprehën ngushëllime.
“Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed shprehu ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe popullin e Somalisë në përgjithësi për vdekjen e Sheikut Nur Barud Gurhan. Ai ishte një nga shtyllat e Ulemave të Somalisë”, thuhet në deklaratën e Presidencës së Somalisë.
“Sheiku Nur Barud, një nga dijetarët më të njohur islamë në Somali dhe Bririn e Afrikës, i kushtoi tërë jetën e tij përhapjes dhe edukimit të njerëzve për fenë, duke mos u larguar kurrë nga dëshmia e së vërtetës në asnjë situatë”, tha kryeministri Mohamed Hussein Roble në Twitter.
Të martën, Somalia regjistroi 100 raste me COVID-19 duke e çuar totalin e rasteve në 5.373 ndërsa të paktën 9 persona humbën jetën nga koronavirusi të martën.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 163 ndërsa numri i të shëruarve në 3.750. Këtë muaj, shkalla e infeksionit në Somali është rritur me 52 për qind.
Ministria somaleze e Shëndetësisë njoftoi të martën se po heton nëse varianti i ri i COVID-19 ka depërtuar në vendin e Bririt Afrikan./AA/
Top Channel