Rezidenca mahnitëse me 9 dhoma gjumi në pronën e vjetër të Trump thyen rekord, shitet për 122 milionë dollarë (FOTO)

17/02/2021 13:20

Një rezidencë me nëntë dhoma gjumi, në pronën e vjetër të Palm Beach, të Donald Trump, është shitur për një shumë rekord prej 122 milionë dollarë.

“Daily News” shkruan se rezidenca luksoze e ndërtuar së fundmi, “ka vendosur një rekord të ri çmimesh, jo vetëm për Palm Beach, por ka të ngjarë edhe për Floridan”.

Agjenti i pasurive të patundshme me bazë në Nju Jork dhe ylli televiziv, Ryan Serhant, i cili përfaqëson blerësin, i tha WPTV se çmimi përfundimtar ishte 122.7 milionë dollarë.

Rezidenca ofron një kinema në natyrë dhe një rezervuar masiv peshku, shkruan “Mail Online”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel