Osmani e Kurti, homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17/02/2021 10:00

Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“E nderuam arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova. Njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Njeriu që i hapi dyert e mbarë botës në mënyrë që zëri ynë, zëri i popullit të Kosovës të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha ai.

E lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti

“Sot ne kujtojmë personalitetet politike, historike dhe kombëtare në faza dhe mënyra të ndryshme. Andaj ne jemi te presidenti i parë, i republikës së parë të Kosovës i cili është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar për të vazhduar me aktivitete të tjera. Në veçanti falënderojmë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuuar për këtë ditë të rëndësishme, përvjetorin e 13 të cilën e shënojmë sot”, tha ai./KosovaPress/

Top Channel