Ofendoi ‘mbretin mafioz’/ 30 të plagosur në protestat në Spanjë pas arrestimit të muzikantit ‘hip-hop’ (foto dramatike)

17/02/2021 17:19

Më shumë se 30 njerez janë plagosur dje pas një nate dhune ne disa qytete të Spanjës, në protestat kundër arrestimit të një muzikanti të njohur por te kontestuar “hip-hop” .

Tetë njerëz ksihin nevojë për trajtim spitalor pas përleshjeve të policisë me protestuesit në Barcelona dhe disa qytete të tjera të rajonit Katalonja, si dhe në Valencia më në jug.

Rreth 20 nga të plagosurit ishin oficerë policie.

Dhuna nisi kur mijëra njerëz iu bashkuan thirrjet për t’iu bashkuar demonstratave për lirimin e  reperit katalanas Pablo Hasel, i arrestuar një ditë më kur policia bastisi Universitetin Lleida në verilindje të vendit, për ta kapur që ai të kryente një dënim me nëntë muaj burg.

Teksa largohej me makinën e policisë, Hasel ngriti grushtin dhe thërriti ndaj kamerave televizive: “Ata nuk do të na bëjnë kurrë të heshtim! Vdekje shtetit fashist!”

Muzikanti kishte mbyllur veten me disa mbështetës në universitetin e qytetit të tij të lindjes, pasi kishte kaluar afati i dorëzimit të tij për të nisur vullnetarisht burgimin.

Hasel, emri i vërtetë i të cilit është Pablo Rivadulla Duro, është shpallur fajtor nga një gjykatë për lavdërim të terrorizimit dhe ofendimit të anëtarëve të familjes mbretërore të Spanjës në një seri komentesh në rrjetet sociale.

Ai kishte lavdëruar anëtarët e grupit terrorist Basque, ETA, dhe ka quajtur ish-mbretin spanjoll të goditur nga disa skandale Juan Carlos, “shef i mafias”.

Mbrëmë qindra mbështetës të Hasel u mblodhën në Lleida dhe mijëra të tjera marshuan në Barcelone.

Demonstruesit shiheshin të lëshonin shishe ndaj oficerëve dhe duke u vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave pak pas nisjes së prote4stës së mbrëmjes.

Policia raportohet se kishte përdorur ‘plumba sfugjeri’ duke goditur një nga protestuesit në sy.

Në qytezën Vic, një orë në veri të Barcelonës, ishte dëmtuar rëndë stacioni i lokal i policisë.

Protestat u bënë gjithashtu të dhunshme në Reus e Girona, ku u thyen vitrinat e disa bankave e dyqaneve.

Polici u përlesh me demonstruesit në sheshin kryesor të Valencia, që gjendet sapo del nga rajoni i Katalonjës.

Dega vendore e rendit Mossos d’Esquadra tha: “Një grup protestuesish të dhunshëm shkaktuan  incidente në Barcelona, Girona e Lleida, duke ngritur e djegur barrikada, e duka shkatërruar çdo gjë që gjenin përpara.

“Stacioni i policisë në Vic është vandalizuar dhe disa oficerë policie janë lënduar”.

 

FOTO GALERI
2/24
Protestat ishin kundër arrestimit të një muzikanti të njohur “hip-hop” anti-stabiliment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA