I vihet zjarri kompanisë së themeluar nga bashkëshortja e Mitsotakis (Fotot)

17/02/2021 22:15
Pamje nga vendngjarja

Persona të panjohur kanë vendosur mbrëmjen e sotme bomba  artizanale me bombola gazi dhe benzinë tek zyrat e kompanisë  “Zeus + Dione” që ka krijuar  bashkëshortja  e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, por që nuk i përket më pasi është larguar para pesë muajsh.

Prej shpërthimit është shkaktuar zjarr dhe dëme materiale. Kompania e njohur e dizajnit të rrobave në kryeqytetin  grek është bërë objekt i sulmit edhe në shkurt të vitit 2018 . Atëherë përgjegjësinë  për këtë akt e ka marrë  grupi i ashtuquajtur “Partneriteti i Anarkistëve të Papenduar – FAI / IRF”.

Menjëherë pas sulmit zyra e kryeministrit grek në një deklarate për shtyp thekson: “ Frikacakë rrugësh që hiqen si trima sulmuan me bombola gazi dhe benzinë ​​zyrat e kompanisë Zeus + Dione, që ka themeluar gruaja e Kryeministrit, Mareva Grabovski Mitsotaki. Këtu po na çon shënjestrimi sistematik.

Është  koha që të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Qeveria pa mëdyshje do të vazhdojë në rrugën e saj për të konsoliduar ndjenjën e sigurisë së qytetarëve për respektimin e shtetit ligjor.”

FOTO GALERI
2/4

Top Channel