Hyri në Britani në mënyrë të paligjshme para 6 muajsh, shqiptari e pëson keq nga “furgoni i bardhë”

17/02/2021 14:01

Një shofer furgoni me origjinë shqiptare është arrestuar në Britani pasi u ndalua rrugën “A50” në Derbyshire.

Ai u ndalua nga policia sepse kishte thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit, u zbulua se kishte hyrë në Britani para gjashtë muajsh në mënyrë të paligjshme me anë të një kamioni.

Furgoni i bardhë tip “Mercedes” me të cilin po udhëtonte u sekuestrua nga oficerët e policisë. Ndërsa shqiptari u vu në pranga dhe do të dërgohet në gjykatë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ndonëse nuk u raportua se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

Policia tani ka bërë marrëveshje me autoritetin e imigracionit që njeriu të transportohet në një qendër paraburgimi, tha një zëdhënës i policisë.

Top Channel