Faraoni është vrarë në ‘ceremoni ekzekutimi’/ Studimi i teknologjisë së lartë

17/02/2021 19:49

Ekspertët besojnë se Seqenenre Tao II, është vrarë pas kapjes në fushëbetejë 3,600 vjet më parë.

Një studim i tekologjisë së lartë ka ofruar të dhëna të reja për vrasjen e një faraoni që ka sunduar në Egjipt 3,600 vjet më parë, njoftonte ministria e antikiteteve të vendit.

Faraoni Seqenenre Tao II, i johur si “Guximtari” ka sunduar në jug të Egjiptit dhe njihet që ka hyrë me trupat e tij në Hyksos, dinastia nga Azia perëndimore që kishte marrë kontrollin e Deltës së Nilit.

Mbetjet e trupit të Seqenenre ishin ekzaminaur me rreze X në vitet 1960-të, kur u zbuluan plagët në kokë të fshehura nga balsamosja, çka zbulonte se ai mund të ishte vrarë në betejë, apo në një ekzekutim të pallatit mbretëror.

Por pas të tjera skanimeve dhe rindërtimit të imazhve 3D, arkeologu Zahi Hawass dhe profesori i radiologjisë së universitetit të Kairos, Sahar Salim arritën në konkluzionin se ai ishte vrarë në një “ceremoni ekzekutimi” pasi ishte kapur rob në fushën e betejës.

Skanimet e teknologjisë CT “zbuluan detaje të plagëve në kokë, duke përfshirë dhe plagë që nuk ishin njohur më parë, të cilat ishin fshehur me mjeshtëri nga balsamosësit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kërkuesit studiuan plagët për t’i krahasur me tipet e ndryshem të armëve të përdorura nga banorët e lashtë të Hyksos, të cilat ruhen në Muzeumin Egjiptian në Kairo, duke përfshirë sëpatat, hushtat dhe disa lloje shpatash.

“Duart e deformuara të mumjes sinjalizojnë se Seqenenre mund të jetë kapur në fushëbetejë, dhe më pas ai është lidhur me duar prapa për ta parandaluar t’i shmanget goditjes në kokë” thuhet në deklaratë.

Studimi i ri thotë se nga skanimet e kockave, mësohet se ai ishte rreth 40 vjeç kur u ekzekutua.

Studiuesit kishin shpenzuar dekada për zbardhjen e vdekjes së Seqenenre, trupi i të cilit është gjetur prej shekullit të 19-të, me plagë të dukshme në fytyrë.

 

FOTO GALERI
1/3
Ekspertët besojnë se Seqenenre Tao II, është vrarë pas kapjes në fushëbetejë 3,600 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA