Ekspozitë për Pavarësinë/ Historia e luftës për liri e dokumentuar në foto

17/02/2021 15:39

Kosova feston ditëlindjen e 13. Një ngjarje e renditur e dyta për nga rëndësia pas pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Që nga ajo kohë e deri më sot ka shumë ndodhi, por nga më të rëndësishmet është hapja e shkollave shqipe në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një ekspozite dokumentare dhe fotografike, është shënuar në Tiranë 13 – vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, zgjodhën ta kujtojë në Kalanë e Tiranës, këtë ditë historike për shtetin e dytë shqiptar në Evropë.

“Momentet më të rëndësishme janë kryengritjet e veriut që ju paraprijnë shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Pastaj është aktiviteti i komitetit kombëtar për mbrojtjen e Kosovës, me seli në Shkodër. E më pas gjatë periudhës së Luftrës së Dytë Botërore, hapja e shkollave shqipe”.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani theksoi se dokumentet e kësaj ekspozite tregojnë rëndësinë dhe pranitë e Kosovës prej vitit 1912 e më pas në Shqipëri.

Në këtë ekspozitë janë shfaqur edhe dokumente të pjesëmarrësve nga Kuvendi i Vlorës, të dhëna të personaliteteve të ndryshme shqiptare dhe të dhëna për Komunitetin Kombëtar për mbrojtjen e Kosovës.

-Por si gjendet Kosova në këtë përvjetor?

“Për ne ka qenë një moment i rëndësishëm që duhet shfrytëzuar, sepse mundësi të tilla për ndihmë nga jashtë, shqiptarët nuk i kanë pasur më parë. Këtu duhet pak më këmbëngulës të jemi, t’i shfrytëzojmë këto mundësi që të mos e lemë të na ikë ky disponim i favorshëm që është nga vendet e demokracisë botërore”.

Këto janë vetëm një pjesë e vogël e mijëra dokumenteve që ruhen në dy arkivat shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë.

“Meqenëse televizioni juaj është televizion që shikohet shumë në Kosovë, shfrytëzoj rastin t’ju falenderoj për gjithë ngjarjet që i përcillni. Mesazhet për gjithë hapësirën shqiptare. përshëndes gjithë shikuesit tuaj dhe t’ju uroj shqiptarëve “Gëzuar 17 shkurtin”.

Top Channel