Studimet në Izrael/ Vaksina e Pfizer dhe BioNTech njësoj efikase në ‘botën reale’ dhe në testim

16/02/2021 03:52

Të dhëna të reja nga programi i vaksinimit të Izraelit tregon se vaksina e Pfizer dhe BioNTech parandalon 94 për qind të infektimeve simptomatike. Kjo tregon se vaksina funksionon po aq mirë në popullatë të gjerë si edhe në testimet klinike.

Sipas ekspertëve izraelitë, vaksina po rezulton shumë efikase në parandalimin e infektimit dhe sëmundjes së rëndë në të gjitha grupet e moshave.

Ekspertët izraelitë shqyrtuan numrin e testeve pozitive mes 600 mijë personave të vaksinuar dhe tek i njëjti numër personash të pavaksinuar dhe dolën në përfundimin se kishte më pak se 94 për qind infektime të reja në grupin e vaksinuar.

Kjo ishte e bazuar në rezultatet e testeve në të dhënat mjekësore të njerëzve, të bërë zakonisht nëse ata kishin simptoma apo ishin kontakte të ngushta të dikujt që ka rezultuar pozitiv. Dhe vaksina ka parandaluar thuajse të gjitha rastet e sëmundjes së rëndë.

Kjo, sipas ekspertëve izraelitë, i dërgon një mesazh të qartë vendeve të ndryshme për dobinë e vaksinës dhe tregon se duhet vijuar me vaksinimin me ritme të shpejta të grupeve që kanë më shumë gjasa të sëmurën nga virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA