
25/02 22:21
Meteorët kanë ndriçuar qiellin e Melburnit, në Australi, duke dhënë një spektakël të rrallë, pikërisht në ditën e Shën Valentinit.
Njerëzit kanë fiksuar në foto dhe në video, një meteor që bie në qiellin mbi Melburn dhe digjet në mënyrë dramatike në rënie e sipër.
Spektakli qiellor u regjistrua në ditën e të dashuruarve ndërkohë që qyteti është në një izolim pesë ditor, për shkak të disa rasteve të koronavirusit të zbuluara së fundmi.
Fotot dhe videot e meteorit që përzhitet mbi Melburn, kanë qarkulluar gjerësisht në mediat sociale, ndërkohë që vetë banorët janë mrekulluar nga spektakli i rrallë.
Top Channel