Kujdes me mashtrimin e vaksinave/ BE paralajmëron vendet anëtare: Po përpiqen të shesin doza të rreme

16/02/2021 01:11

Zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar tha të hënën se qeveritë e vendeve të BE-së duhet të jenë të kujdesshme ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina false për COVID-19.

Komentet bëhen ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të fillojë imunizimin në masë tani që bllokimet po dëmtojnë rëndë ekonominë e bllokut. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit Financiar (OLAF) tha se ishte në dijeni të raporteve për mashtrues që po përpiqen të shesin vaksina në BE, duke përfshirë vaksina të rreme.

Zyra tha në një deklaratë se fjala është për operacione të organizuara për të mashtruar autoritetet kombëtare që kërkojnë të rritin ritmin e vaksinimit për të mbajtur të sigurt qytetarët e tyre. BE-ja synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj të rritur deri në fund të verës, një objektiv i vështirë për shkak se fushata e vaksinimit është goditur nga vonesat dhe ndërprerjet e furnizimit.

Zyra tha se që nga hapja e hetimit marsin e kaluar, ajo kishte ndihmuar në identifikimin e mbi 1.000 operacioneve të dyshimta dhe sekuestrimin e mbi 14 milionë artikujve, duke përfshirë maska difektoze dhe komplete të rreme testimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA