Policia e Tiranës njofton se ka vënë nën pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më herët.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin E. L., 23 vjeç, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka qenë poseduesi i 64 dozave me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa që janë gjetur në datën 04.09.2020, në rrugën “Mihal Popi”.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi i shtetasit A. Ç., 30 vjeç, pasi më datë 11.02.2021, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin R. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve A. E., 20 vjeçe dhe K. A., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit A. Sh., 25 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kryer një vjedhje.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. C., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. L., 51 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l, është përfshirë në aksident me dy mjete dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjeti S. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•Më datë 15.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. Z., 43 vjeç, pasi në rrugën “Fan Noli”, Kamzë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse mjetit në pronësi të shtetasit A. A.
•Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel